Live Updates /

Jashtë Kuvendit protestë, në seancë debat për kredinë 302 mln euro nga SHBA! Shehaj lexoi dokumentin, PS: Të hetohet nga SPAK

*Sot në Kuvend mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Duke qenë se qytetarët kishin paralajmëruar protestë, forca të shumta policie blinduan çdo hyrje të Kuvendit. *Protestuesit u zhvendosën tek ministria e Brendshme, por gjatë marshimit pati përplasje me policinë. Për pasojë, u arrestua Arben Kola, njëri prej organizatorëve të protestës. *Në Kuvend vijon seanca plenare me diskutimin e marrëveshjes për marrjen e kredisë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot në Kuvend mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Duke qenë se qytetarët kishin paralajmëruar protestë, forca të shumta policie blinduan çdo hyrje të Kuvendit. *Protestuesit u zhvendosën tek ministria e Brendshme, por gjatë marshimit pati përplasje me policinë. Për pasojë, u arrestua Arben Kola, njëri prej organizatorëve të protestës. *Në Kuvend vijon seanca plenare me diskutimin e marrëveshjes për marrjen e kredisë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA.

8 Postime
2 ORE ME PARE

Shehaj mori dokumentin e kredisë qindra mln dollarë, PS: Të përjashtohet me 60 ditë dhe të hetohet nga SPAK

Jashtë Kuvendit protestë, në seancë debat për

Partia Socialiste ka kërkuar që të merren masa disiplinore ndaj kreut të partisë Mundësia, Agron Shehaj pasi ky i fundit mori dokumentin konfidencial në zyrat e Kuvendit ku ishte paraqitur projektligji për huanë 302 milionë dollarë nga SHBA.

Socialistët kërkojnë që Shehaj të përjashtohet me 60 ditë nga seancat plenare dhe pjesëmarrja në komisione.

Sipas shkresës, gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së huas direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak, deputetët janë informuar se dokumenti përmbante informacion të klasifikuar dhe mund të konsultohej vetëm në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi, pas nënshkrimit të deklaratës së konfidencialitetit.

Gjithashtu PS kërkon që ky rast të referohet në SPAK dhe të hetohet pavarësisht se deputeti më pas e ktheu marrëveshjen e kredisë.

“Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive ka vënë në rrezik këshilltaren, e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjelljeje të dhunshme dhe të papranueshme”, thuhet në kërkesën e depozituar.

Përveç masës disiplinore, socialistët kërkojnë që rasti t’i referohet SPAK-ut për hetim, duke pretenduar se veprimet e deputetit mund të përbëjnë vepra penale që lidhen me marrjen e paligjshme të informacionit të klasifikuar, përvetësimin e dokumenteve, pengimin e detyrës së funksionarit publik dhe shkelje të dispozitave për mbrojtjen e sekretit shtetëror. Versus.al

3 ORE ME PARE

U arrestuan gjatë protestës, lirohen Arben Kola dhe një tjetër aktiviste

Jashtë Kuvendit protestë, në seancë debat për

Njëri prej organizatorëve të protestës, aktivisti Arben Kola dhe një tjetër protestuese janë liruar nga komisariati nr.1 i Tiranës ku po mbaheshin në paraburgim.

Kola dhe protestuesja u shoqëruan nga policia pas përplasjeve që u regjistruan para Kuvendit mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Protesta vijon ende ndërsa edhe 3 protestues të tjerë dyshohet se ndodhen brenda komisariatit. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

“Lironi shqipet!”, pesë protestues të arrestuar nga policia, qytetarët mblidhen para komisariatit

Jashtë Kuvendit protestë, në seancë debat për

Qindra qytetarë janë mbledhur para komisariatit nr.1 në Tiranë duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë protestës së sotme para Kuvendit.

Me thirrjet “lironi shqipet”, qytetarët kërkuan që policia të mos mbante në qeli qytetarë të cilët sipas tyre nuk kanë bërë asnjë veprim të dhunshëm.

Mes të arrestuarve është edhe Arben Kola, njëri prej organizatorëve të protestës. Versus.al

4 ORE ME PARE

Kredia e qeverisë prej 302 mln $, Shehaj merr dokumentin dhe ikën me vrap

Jashtë Kuvendit protestë, në seancë debat për

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka marrë nga sekretaria e Kuvendit marrëveshjen e huasë nga SHBA për 302 milionë dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake.

Socialistët votuan kalimin e marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar, por deputetët e opozitës u ankuan se nuk kishin asnjë lloj informacioni mbi detajet e dokumentit.

Në këto kushte, Shehaj ka shkuar personalisht në sekretarinë e Kuvendit dhe ka marrë dokumentin duke u larguar me vrap. Versus.al

4 ORE ME PARE

302 mln $ kredi për pajisje ushtarake, Balla: Sorrat e korbat të bërtasin! Bardhi: Zgjodhët inceneratorët në vend të NATO-s

Jashtë Kuvendit protestë, në seancë debat për
Gazment Bardhi, Taulant Balla

Sot socialistët miratuan me shumicë votash kalimin me procedurë të përshpejtuar të një marrëveshje për marrjen e kredisë 302 milionë dollarë nga SHBA për të blerë pajisje ushtarake. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kjo është një nevojë urgjente, ndërsa ironizoi edhe protestuesit dhe demokratët.

“Kemi propozuar shqyrtrimin me procedurë të përshpejtuar sepse është nevojë urgjente që Shqipëria të përfitojë sa më shpejt të jetë e mundur nga kjo marrëveshje dhe të fillojë disbursimi i fondeve të vëna në dispozicion. Sorrat dhe korbat le të vazhdojnë të bërtasin, shqiponja bashkë me flamingot do të vazhdojnë të punojnë për Shqipërinë”- tha Balla.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se nëse qeveria kishte patur 14 vite në dispozicion për të përmbushur detyrimet që i caktohen si vend anëtar i NATO-s, por zgjodhi të jepte para për inceneratorët.

“Paaftësia dhe mungesa e vizionit të qeverisë që e çuan Shqipërinë deri në pikën që të rrezikonte anëtarësimin në NATO sepse nuk kishte përmbushur shpenzimet e mbrojtjes, nuk ëhstë kurrë urgjencë. E ka emrin paaftësi e mungesë vizioni. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes në shkelje të angazhimeve si vend anëtar i NATO-s ndërkohë që Edi Rama mburret publikisht për të kundërteën duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim atë që në fakt do duhet të kishte bërë prej kohësh.

Shqipëria ka patur të gjitha mundësitë që përgjatë 14 viteve ta përmbushte vetë këtë detyrim, por në vend të NATO-s zgjodhët inceneratorët që nuk ekzistojnë. Nëse 300 milionë dollarë nuk do ishin vjedhur nga Rama bashkë me Zoton e Mërtirin për inceneratorë që nuk ekzistojnë, por do ishin investuar për sigurinë kombëtare, nuk do kishim nevojë të merrnim një hua të tillë”- u shpreh Bardhi mes të tjerash pavarësisht se nënvizoi se PD është pro marrëveshjeve të tilla me SHBA-të. Versus.al

5 ORE ME PARE

4 efektivë e mbajnë nga krahët e këmbët, arrestohet Arben Kola, njëri prej organizatorëve të protestës

Jashtë Kuvendit protestë, në seancë debat për
Momenti i arrestimit të Arben Kolës

Policia ka nisur me arrestimet gjatë protestës së sotme para Kuvendit. Disa efektivë policie i kanë vënë prangat dhe kanë marrë zvarrë, Arben Kolën, njërin prej organizatorëve të protestës që zgjat prej më shumë se dy muajsh me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Kola po drejtonte grupin e protestuesve në momentin që u shoqërua me forcë nga policia. Versus.al

6 ORE ME PARE

Policët rreshtohen për të mbrojtur deputetët, bllokohet çdo hyrje drejt Kuvendit

Jashtë Kuvendit protestë, në seancë debat për
Foto nga hyrjet drejt Kuvendit

Forca të shumta policie kanë rrethuar të gjitha hyrjet drejt Kuvendit me gardh metalik. E gjithë zona është blinduar me qëllim që protestuesit të mos arrijnë të sulmojnë ligjvënësit që shkojnë sot për të marrë pjesë në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.

Në gatishmëri janë edhe autobotet e ujit të cilat herën e kaluar hodhën drejt protestuesve një substancë irrituese për lëkurën me qëllim që të shpërndanin turmën.

Në krahasim me seancën e kaluar, masat e sigurisë të ndërmarra janë edhe më të rrepta. Versus.al

 

7 ORE ME PARE

Sot seanca e fundit plenare, protestuesit mblidhen sërish para Kuvendit

Jashtë Kuvendit protestë, në seancë debat për

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare që pritet të jetë e fundit për këtë sesion parlamentar. Seanca nis në orën 10:00 me miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar të 23 korrikut ku u miratua raporti i PS përsa i takon Reformës Territoriale.

Ndërsa pas miratimit të procesverbalit, do të votohet projektvendimi për një ndryshim sa i takon caktimit të anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme.

Njëjtë si në seancën e kaluar, edhe këtë herë qytetarët kanë njoftuar një protestë para Kuvendit ku të gjithë do të mblidhen pas marshimit nga sheshi Skënderbej.

Gjatë seancës së kaluar, një grup i madh protestuesish qëlluan me vezë makinat e ligjvëësve dhe ministrave duke kërkuar shkrirjen e parlamentit me arsyetimin se deputetët që ndodhen aty, nuk përfaqësojnë më qytetarët. Policia ka marrë masa të rrepta sigurie njëjtë si në protestën e kaluar ku u përdor gaz lotsjellës e ujë me piper për të shpërndarë protestuesit. Versus.al

Poll