AKTUALITET /

Pse operacioni 'Ura' u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Dumani u shpreh se data e ndërhyrjes është e dakordësuar me policinë italiane dhe me Eurojust, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në goditjen e krimit të organizuar.

Shkruar nga Versus
Pse operacioni 'Ura' u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet
Altin Dumani gjatë konferencës për shtyp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka reaguar lidhur me operacionin e fundit ndërkombëtar antidrogë ndërmarrë në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Eurojust, duke hedhur poshtë çdo aludim se ky aksioni është i lidhur me zhvillimet politike apo zgjedhjet  e 11 majit në vend.

Dumani u shpreh se data e ndërhyrjes është e dakordësuar me policinë italiane dhe me Eurojust, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në goditjen e krimit të organizuar.

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit.

Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit.

Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust”, tha Dumani./Versus.al

Poll