AKTUALITET /

Publikohet foto-ja e 49-vjeçarit që dh*noi me çekiç të riun në Fresk! U porosit nga dy TikTok-er të njohur

49 vjeçari tashmë i arrestuar dyshohet se ka kryer dhunimin e 26 vjeçarit me porosi të dy personazheve të njohur në TikTok: Gjoke Ndrevataj (Aron), 36 vjeç, dhe Xhemal Uka (Fire), 30 vjeç, të cilët janë ende në kërkim.

Shkruar nga Versus
Publikohet foto-ja e 49-vjeçarit që dh*noi me çekiç
Helidon Marku/ Xhemal Uka

Është publikuar fotoja e Helidon Markut, i cili dhunoi me çekiç 26-vjeçarin tek rrethrrotullimi i Freskut më 6 dhjetor.

49 vjeçari tashmë i arrestuar dyshohet se ka kryer dhunimin e 26 vjeçarit me porosi të dy personazheve të njohur në TikTok: Gjoke Ndrevataj (Aron), 36 vjeç, dhe Xhemal Uka (Fire), 30 vjeç, të cilët janë ende në kërkim.

Sipas policisë, motiv për dhunën kanë qenë komente që viktima kishte bërë gjatë transmetimeve live të dyshuarve në rrjetin social.

Të tre personat kanë precedentë penalë për krime kundër personit, ndërsa Helidon Marku ishte proceduar më parë edhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet vijojnë për të identifikuar edhe personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, T.D., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka shoqëruar autorin në vendin e ngjarjes, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për refuzim të deklarimit./Versus.al

Poll