Personi që shhni në foto është i riu shqiptar, Vasil Pilo i cili humbi jetën ditën e djeshme në Rumani ku vdiqën gjithashtu edhe 6 tifozë të PAOK-ut.
Mediat e huaja bëjnë me dije se furgoni me tifozë të PAOK-ut të Selanikut teksa udhëtonte drejt Francës për ndeshjen kundër Lionit në Europa League, u përfshi në një aksident të tmerrshëm në autostradën pranë qytetit Lugoj, në Rumani.
Shtatë persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Ndër të plagosurit ishte edhe një shtetas shqiptar, Genci Sadiku. Versus.al


