AKTUALITET /

EMRAT/ 7 tifozë të PAOK humbën jetën në aksident, në furgon ishin 2 shqiptarë

Shkruar nga Versus

EMRAT/ 7 tifozë të PAOK humbën jetën në aksident,

Një aksident rrugor u mori jetën shtatë tifozëve të PAOK të cilët po udhëtonin për të mbështetur ekipin grek. Raportohet se në furgon ndodheshin edhe dy shqiptarë, Genci Sadiku dhe Vasil Palo. Autoritetet greke akoma nuk kanë dhënë informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore apo nëse ata janë mes viktimave apo të plagosurve. Ndërkohë lista e plotë me personat që ishin në furgon nuk është publikuar.

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën pranë qytetit Lugoj, në perëndim të Rumanisë.

Fugoni ku udhëtonin tifozët tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas fillimisht me të, përpara se të kalonte në kahun e kundërt të rrugës dhe të përplasej ballë për ballë me një tjetër kamion. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.

Nga përplasja e fortë, gjashtë persona humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan fillimisht në spitalin e Lugojit, ndërsa më pas u transferuan drejt Spitalit Universitar të Timișoarës. Autoritetet bënë të ditur se helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Poll