Janë publikuar pamjet e momentit kur kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Ramir Haderi, dhunohet mbrëmjen e 21 majit pranë banesës së tij.
Nga pamjet e sigurisë shihet se Haderi goditet papritur nga një person në pjesën e pasme të kokës dhe në fytyrë, duke u rrëzuar në tokë. Pas sulmit, autori largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk është identifikuar.
Një ditë pas incidentit, Haderi reagoi publikisht duke deklaruar se “as pabesia, as qyta e armëve tinzare pas shpine në mes të qytetit, as presionet e ndryshme” nuk do ta ndalin në misionin e tij./Versus.al

