AKTUALITET /

Punimet në superstradën Tiranë-Durrës, Balluku: Në fund të vitit me 4 korsi për 6 kilometrat e para

Balluku konfirmoi se në fund të dhjetorit, qytetarët do të kenë në dispozicion një autostradë moderne me katër korsi në secilin kah, përfshirë edhe korsinë e emergjencës.

Shkruar nga Versus
Punimet në superstradën Tiranë-Durrës, Balluku: Në fund
Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve

Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës po ecin me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojnë brenda këtij viti. Ky ishte lajmi i dhënë nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë një inspektimi të fundit në kantier.

Balluku konfirmoi se në fund të dhjetorit, qytetarët do të kenë në dispozicion një autostradë moderne me katër korsi në secilin kah, përfshirë edhe korsinë e emergjencës.

“Jemi në fazën e dytë të punimeve, e cila përfshin ndërtimin e tre korsive plus asaj të emergjencës në të dyja anët, si dhe dy nyjet lidhëse të rëndësishme: urën e Laknasit dhe hyrjen për në Rinas,” deklaroi ajo.

Ministrja shprehu mirënjohjen për durimin e qytetarëve përballë trafikut të krijuar gjatë punimeve dhe theksoi se hapja e autostradës së re do të sjellë një lehtësim të ndjeshëm për të gjithë përdoruesit e saj. Gjithashtu, ajo bëri të ditur se në planet e ministrisë është edhe zgjerimi i rrugës së Kasharit, një tjetër segment me rëndësi strategjike.

“Ndodhemi në fazën e dytë të kantierit. 3 korsi nga të dyja krahët plus emergjenca. Kemi dy nyjet lidhëse, ura e Laknasit dhe hyrja për në Rinas. Ne shpresojmë ta dorëzojmë për akses në fund të muajit dhjetor për fundvit.

Nga 4 korsitë, do duhet të kalojë në pjesën e ngushtë, edhe rruga e Kasharit është në planet tona për tu zgjedhuar. Besoj që qytetarët kanë treguar për mirëkuptim për trafikun, nëse ata sot do të marrin lajmin që faza e parë dhe e dytë do hapet deri në fund të këtij viti, do ndihen të lehtësuar”-tha Balluku./Versus.al

Poll