Një 48-vjeçar nga Delvina është zhdukur pa gjurmë prej dy ditësh, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e tij.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 3 korrik, një 52-vjeçar me inicialet A.K., banues në Delvinë, është paraqitur në komisariat dhe ka kallëzuar se më 2 korrik ka humbur kontaktet me shtetasin A.Ç., 48 vjeç, bashkëpunëtor i tij në punën si çoban.
Denoncuesi ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e A.Ç. dhe se zhdukja e tij është e pashpjegueshme. Deri tani, kërkimet e policisë nuk kanë dhënë rezultat.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit. /Versus.al







