
Kukës- Gjatë orëve të natës, është qëlluar me armë zjarri drejt një biznesi pranë autostradës së Morinës. Gëzhojat e plumbave janë konstatuar mëngjesin e sotëm nga pronari i “Furra Kosova”.
Sipas tij, drejt biznesit janë qëlluar 8 plumba, por nuk ka asnjë ide se cili mund të jetë shkaku pasi nuk ka konflikte me askënd. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së re në Kukës.
"Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës"- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al
