
Punonjësja e administratës vendore të bashkisë Bulqizë, Shqipe Jovani, e cila u bë virale në rrjet për replikat me qytetarë demokratë gjatë takimit për reformën territoriale në Dibër, thotë se është penduar për gjuhën e rëndë që përdori.
Në një intervistë në media, punonjësja e njësisë Shupenzë u shpreh se “jam bërë pishman se si i jam drejtuar popullit”.
“Nuk është në edukatën time të shprehem ashtu, nuk janë në respektin që unë kam karshi njerëzve. Ai më ndërpreu fjalën dhe unë e thashë nga nxitimi, e thashë në moment. Jam bërë pishman se nuk e kam të drejtë e as në edukatë të flas ato fjalë” tha qytetarja në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, tha punonjësja e administratës.
Por nga ana tjetër ajo i qëndroi fjalëve që shprehu ndaj qeverisë, duke deklaruar se është socialiste prej vitit 1991.
“Që Edi Rama ka punuar këtë nuk e vë në diskutim dhe nuk bëhem pishman kurrë”, tha Shqipja.

