AKTUALITET /

Ra nga lartësia dhe vd*q, del FOTO e punëtorit në Lezhë! Në kërkim drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit

Shkruar nga Versus
Ra nga lartësia dhe vd*q, del FOTO e punëtorit në Lezhë!
I ndjeri, Anton Zefi dhe vendi ku ndodhi tragjedia

Lezhë- Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit ku ishte i punësuar, Anton Zefi i cili humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme në punë.

Ndaj 52 vjeçarit të identifikuar si S.T rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm” pasi as nuk e kishte siguruar 36 vjeçarin që ndërroi jetë.

I riu nga fshati Pllanë ra nga lartësia e kantierit teksa po punonte dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Kjo tragjedi thekson edhe njëherë gjendjen alarmanteve të kushteve të sigurisë për punonjësit e ndërtimit në vendin tonë. Pavarësisht aksidenteve të tilla, duket se ende nuk ka masa konkrete për të siguruar jetën e punëtorëve të ndërtimit. Versus.al

Poll