AKTUALITET /

Ragip Gila në “302”: Autori i masakrës së Shkodrës futet në regjim të rreptë sigurie në Tiranë

Ai mbahet tashmë në një qeli të veçuar, nën masa të forta sigurie, për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe natyrës brutale të krimit që kreu.

Shkruar nga Versus

Ragip Gila në “302”: Autori i masakrës së

Ragip Gila, 29-vjeçari që ekzekutoi dy persona dhe plagosi të tjerë në zemër të Shkodrës, është transferuar në burgun e sigurisë së lartë “302” në Tiranë. Ai mbahet tashmë në një qeli të veçuar, nën masa të forta sigurie, për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe natyrës brutale të krimit që kreu.

Ngjarja tronditëse që pati për protagonist kryesor Rakip Gilën ndodhi mëngjesin e së hënës, në një lokal të njohur e të frekuentuar në qendër të qytetit. I pajisur me dy armë  një pistoletë dhe një automatik “Scorpion” si dhe me jelek antiplumb, Gila hyri i përgatitur për të vrarë. Pa u menduar dy herë, ai hapi zjarr drejt një tavoline ku ndodhej Erogen Brajoviç, një emër i njohur në Shkodër për lidhjet e tij të ngushta me fisin famëkeq Bajri.

Nga atentati mbetën të vrarë truproja i Brajoviçit, Liridon Kraja, dhe shtetasi Armando Pali, ndërsa vetë Brajoviç mbeti i plagosur. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u lëndua edhe një kameriere, Meri Kaceri, 25 vjeçe.

Grupi hetimor ka sekuestruar armët e përdorura dhe po punon për të zbardhur të plotë motivet e kësaj goditjeje mafioze, që sipas burimeve dyshohet të ketë lidhje me prishje pazari brenda rrjetit të krimit të organizuar në veri të vendit. Në fokus mbeten lidhjet mes autorit dhe rivalëve të grupit Bajri, që në Shkodër janë në qendër të një përplasjeje të ashpër territoriale dhe kriminale.

Ndërkohë, Ragip Gila pritet të përballet me akuza për vrasje të dyfishtë me dashje, plagosje të rëndë me dashje, mbajtje pa leje të armëve luftarake, dhe veprime me karakter terrorist.

 

 

Tags:

ragip gila

Poll