
Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano foli mbrëmë në emisionin “Studio 24” rreth periudhës kur ai u shkarkua nga posti më i lartë në polici.
Ndërsa nënvizoi se Rama nuk e kishte telefonuar kurrë gjatë kohës që kishte mbajtur këtë post, Nano tha se koha e largimit të tij përkon me 2 ngjarje, ku një prej tyre i ka mbetur akoma në kujtesë, aksidenti i Himarës në Potam, ku një punonjës policie drejtues i një mjeti lundrues goditi për vdekje një të mitur.
Po ashtu, në këtë periudhë ka ndodhur dhe rrëmbimi apo zhdukja e një prej eksponentëve të botës së krimit, Ervis Martinaj.
Gledis Nano: Nuk më vjen mirë kur dëgjoj kritika për policinë se jam rritur. Unë jam i mendimit se nëse politika do, policia bëhet. Qeveria duhet t’i garantojë jo vetëm pagën por dhe qëndrueshmërinë, vazhdimësinë, që ai nuk do të shitet nesër, për ti garantuar karrierën dhe ecurinë për shkak të aftësisë që ka secili. Nuk mund t’i fusim të gjithë me një vend. Ka patur raste madje dhe i është bërë jehonë në media sikur çfarë ndodhi. Ka pasur raste që një punonjës shoqëronte një eksponent krimi dhe vetë policia e identifikoi dhe mori masa.
Nëse ne vetëm flasim dhe situata nuk ndryshon. Ngjarja e cila personalisht dhe profesionalisht më ka prekur ka qenë ngjarja e Himarës në Potam, vdekja e një të miture dhe çuditërisht mori disa përmasa pasi drejtuesi i mjetit ishte punonjës policie.
Kjo ngjarje më ka mbetur në kujtesë dhe sot, por ka rastisur ajo kohë kur u largova nga policia e Shtetit. Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinajt është hetuar nga policia e Shtetit, dhe ka qenë në periudhën që jam larguar unë. Versus.al

