AKTUALITET /

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shkruar nga Versus

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, si do të ndryshojnë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e dielë vendi ynë parashikohet me mot të relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira mesatare deri të dendura në pjesën tjetër të territorit.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në relievet malore në veri.

Gjatë ditës reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite .

Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 14m/sek, me valëzimin në dete i forcës  1-3 ballë.

 

QYTETET  Temperaturat     Siglat


Shkodër     6/17          Diell re
Kukës       3/10           Diell re shi
Lezhë       8/15           Diell re

Dibër       5/8           Diell re shi

Durrës     8/15         Diell re

Tiranë     9/16        Diell re

Elbasan    8/16  Diell re shi

Berat     7/15        Diell re

Vlorë      10/15     Re shi diell

Korçë     5/12       Diell re shi

Gjirokastër   6/16  Re shi diell

Sarandë   8/16     Diell re shi.

Poll