AKTUALITET /

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Pogradec, uji futet brenda banesave

Shkruar nga Versus

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Pogradec, uji futet brenda

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të shumta. Në qytetin e Pogradecit, katet e para të disa pallateve janë mbushur me uji.

Situata është më e vështirë për tre familje në fshatin Vërdovë, ku mjetet e rënda nuk kanë mundur t’u ofrojnë ndihmë.

Në qytet uji ka depërtuar kryesisht në zonën “1 Maji”, ndërsa është depozituar një kërkesë për ekspertizë lidhur me rezervuarin Grunjas.

Gjithashtu, ka rënë një mase masive shkëmbor me rrezik potencial në hyrje të qytetit, ku janë marrë masa për sigurinë e zonës.

Në aksin Qafë Plloçë-Qukës, po kryhet pastrimi i masivit shkëmbor për të mundësuar kalueshmërinë e rrugës.

Ndërkohë, akset rrugore në territor mbeten të kalueshme, por situata në disa zona të thella mbetet problematike, kryesisht në fshatin Vërdovë.

Poll