
Pas protestave në Firence e Milano të Italisë dhe Berlin e Mynih të Gjermanisë, edhe në Londër është zhvilluar një protestë e shqiptarëve para ambasadës së Shqipërisë.
Me pankarta në duar ku shprehnin qartë kundërshtinë e tyre për projektin e Zvërnecit dhe atë të ligjit të investimeve strategjike, shqiptarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës së vjetër politike.
Me fjalët “revolucion” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”, shqiptarët iu bashkuan kështu thirrjeve të nisura në Tiranë e që tashmë janë përhapur në shtete të ndryshme të Evropës. Versus.al


