
Janë publikuar fotot e Hysen Neza dhe Kevin Neza, dy prej të rinjve të arrestuar në lidhje me rrëmbimin e një biznesmeni 32-vjeçar në Tiranë. Në kërkim nga policia është shpallur edhe Jurgen Neza, i dyshuar si bashkëpunëtor në të njëjtën ngjarje.
Sipas hetimeve paraprake, tre të dyshuarit kanë ndjekur lëvizjet e viktimës pranë zonës së ish-Parkut në kryeqytet dhe e kanë rrëmbyer atë në momentin kur po largohej nga një lokal ku kishte konsumuar kafe.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se autorët janë prezantuar si agjentë të Byroja Kombëtare e Hetimit, duke përdorur mashtrimin për ta detyruar biznesmenin të hipte në automjet.
Pas rrëmbimit, ata i kanë kërkuar fillimisht 2 milionë euro, ndërsa më pas shuma është ulur në 1 milion dhe më pas në 500 mijë euro, pas refuzimit dhe dhunës ndaj tij.
Viktima është mbajtur gjatë natës në një magazinë në zonën e Xhafzotajt në Durrës, ku dyshohet se është ushtruar dhunë fizike.
Ai është liruar në orët e para të mëngjesit, me kusht që të siguronte shumën e kërkuar, dhe menjëherë më pas ka denoncuar ngjarjen në polici, duke ndihmuar në identifikimin e autorëve./Versus.al


