AKTUALITET /

'Sa trishtim për njerëzit e thjeshtë'/ Mjeku Sallabanda sulmon ashpër shëndetësinë shqiptare: Injorancën e kanë kthyer në pushtet!

Mjeku neurokirurg Kita Sallabanda ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së shërbimeve mjekësore në Shqipëri, duke kritikuar mungesën e pajisjeve moderne për trajtimin e sëmundjeve të trurit dhe duke hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të shëndetësisë.

Shkruar nga Versus
'Sa trishtim për njerëzit e thjeshtë'/ Mjeku Sallabanda
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala/Mjeku Kita Sallabanda

Mjeku neurokirurg shqiptar, Kita Sallabanda, ka reaguar me tone të forta ndaj gjendjes së shërbimeve mjekësore në Shqipëri, duke kritikuar mungesën e pajisjeve moderne për trajtimin e sëmundjeve të trurit.

Në reagimin e tij, Sallabanda thekson se trajtimi më i mirë për disa sëmundje neurologjike duhet të bëhet me pajisje të specializuara si Gamaknife, ZAP-X ose Cyberknife, dhe jo me një akselerator linear.

Ai shprehet se këto pajisje ofrojnë më shumë precizion dhe efikasitet, ndërsa sipas tij, akseleratorët nuk mund të zëvendësojnë këtë lloj trajtimi në neurokirurgji.

“Në asnjë vend të Europës , ku Shqipëria pretendon të futet, nuk ka nëpër shërbimet e neurokirurgjisë akselerador linear ( nuk i di vendet e Europës lindore ). Me dijeninë time, si neurokirurg që ka punuar, “drejtuar ( chairman of SRS section of EANS, shoqatës Europiane të Neurokirurgjisë) dhe ka dhënë mësim në institucionet e Europës, në neurokirurgji nuk trajtohet kanceri i prostatës dhe as i pulmonit, dhe mënyra më e mirë e trajtimit të sëmundjeve të Trurit është Gamnaknife, ZAP X ose Cyberknife. preçizion, efikasitet, kurim, gamë e gjerë sëmundjesh) që nuk arrihen të realizohen me një akselerador” shkruan Sallabanda.

Mjeku kritikon edhe ministren Evis Sala dhe këshilltarët e saj, duke thënë se ose nuk i kanë të qarta konceptet bazë, ose bëjnë sikur nuk i kuptojnë.

Në fund të reagimit, ai përdor një ton të ashpër, duke deklaruar se “injoranca është kthyer në pushtet”, çka sipas tij dëmton qytetarët dhe sistemin shëndetësor në vend.

“Duket qartë që as Z.Ministre dhe as këshilltarët e vobekët që ka nuk i kanë konceptet e qarta ose qëllimisht bëjnë sikur nuk i kanë. Sa trishtim dhe humbje për popullin dhe njerëzit e thjeshtë,( ata që kanë pasuri ikin nëpër Europë)sa trishtim për ata që injorancën e kthejnë në pushtet” përmbyll reagimin  e tij neukirurgu Sallabanda.

Nga ana tjetër, burime nga Onkologjia bëjnë me dije se në shërbimin e radioterapisë është instaluar së fundmi akseleratori i tretë, duke përmirësuar trajtimin e pacientëve. Po ashtu, sipas tyre, po punohet edhe për vendosjen e një akseleratori të katërt në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT./Versus.al

 

 

 

Poll