AKTUALITET /

Ndërtoi pa leje dhe mashtroi me kontratat e apartamenteve, vihet në hetim biznesmeni, Qemal Dedja

Qemal Dedja është referuar në Prokurori për ndërtim pa leje dhe mashtrim me kontrata apartamentesh, pasi dyshohet se ka vijuar punimet edhe pse leja ishte pezulluar.

Shkruar nga Versus

Ndërtoi pa leje dhe mashtroi me kontratat e apartamenteve, vihet në

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare kanë referuar në Prokurori materialet ndaj biznesmenit Qemal Dedja, 57 vjeç, pas dyshimeve për vijimin e punimeve në një pallat edhe pse leja e ndërtimit ishte pezulluar.

Sipas të dhënave paraprake, Dedja dyshohet se ka vazhduar ndërtimin në kundërshtim me vendimin për pezullim, duke kryer kështu ndërtim pa leje.

Po ashtu, ndaj tij rëndojnë edhe dyshime për mashtrim, pasi pretendohet se ka falsifikuar nënshkrimet e qytetarëve për të lidhur kontrata blerjeje për apartamente në këtë pallat.

Materialet janë dërguar në Prokurori dhe ndaj 57-vjeçarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Hetimet pritet të zbardhin nëse janë prekur edhe qytetarë të tjerë nga kjo skemë e dyshuar./Versus.al

Poll