
Një 71 vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në fshatin Metoq të Sarandës. E moshuara u gjet pa shenja jete brenda një pusi në oborrin e banesës saj.
Dyshimet e para janë se 71 vjeçarja mund të jetë rrëzuar aksidentalisht brenda pusit, ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
