AKTUALITET /

"S'doja të lëndohesha më", zbulohet letra që la pas 25 vjeçarja që u vetëv*a! U kërkonte falje prindërve

Letra e lënë tregonte gjendjen e rënduar psikologjike të së ndjerës.

Shkruar nga Versus
"S'doja të lëndohesha më", zbulohet letra që
E ndjera, Xhuana Nikolli

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin së fundmi pasi një 25 vjeçare e identifikuar si Xhuana Nikolli i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoskinë. E reja ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT ku po merrte ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve, përpara se të merrte aktin ekstrem për t’i dhënë fund jetës, Xhuana kishte lënë një letër ku tregonte qartë gjendjen e rënduar psikologjike. Në fund të letrës, mediat raportojnë se 25 vjeçarja u kishte kërkuar ndjesë prindërve për vendimin e marrë.

“Nuk doja më që ata njerëz që më kanë bërë keq të vazhdonin të më lëndonin”- dyshohet të kenë qenë mes fjalëve të lëna në letër nga e ndjera.

Pas ngjarjes, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.2 të Tiranës, duke akuzuar ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi, për dhunë fizike dhe psikologjike. Sipas tyre, dhuna ndaj 25-vjeçares kishte qenë e vazhdueshme.

Policia ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin, ndërsa po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake dyshohet se e reja konsumoi fostoksinë. Gjatë ekzaminimit mjeko-ligjor janë konstatuar edhe shenja dhune në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë kokën, fytyrën dhe një krah.

Familjarët kanë deklaruar gjithashtu se ish- bashkëshorti ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt dhe kishte takuar 25-vjeçaren po atë ditë. Çifti ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre, e cila ishte celebruar në qershor të vitit 2025. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll