
Një 51 vjeçar i identifikuar si Ardian Ahmetaj është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besnik Hides në Lushnjë në vitin 2019.
I shpalluri në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore u arrestua në Pire të Greqisë falë informacioneve të siguruara nga strukturat e policisë së shtetit që ka njoftuar autoritetet e vendit fqinj.
Ahmetaj akuzohet se në bashkëpunim me të dënuarin me burg të përjetshëm Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar me armë zjarri 40 vjeçarin mëngjesin e 1 tetorit të 2019-ës teksa pinte kafe në një lokal të lagjes “Skënder Libohova”.
Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht më 11 tetor 2017 në të ashtuquajturën “masakra e Lushnjës”, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Përgjatë 3 viteve në vijim 40-vjeçari vijonte të kërkonte drejtësi për nipin, por u eliminua edhe vetë.
Pas arrestimit, tashmë pritet ekstradimi i Ardian Ahmetajt në Shqipëri ku i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Më herët në Shqipëria u ekstradua edhe Laert Haxhiu, i akuzuar për disa vrasje. Versus.al







