Lezhë- Një shpërthim me tritol ka tronditur mëngjesin e sotëm shtëpinë e familjes Mirashi në fshatin Rrilë.
Lënda plasëse shkaktoi dëmtime të shumta në banesën dy katëshe si dhe panik tek familjarët të cilët ishin në gjumë në momentin e shpërthimit. Pronarët e banesës arritën të dilnin jashtë pa pësuar lëndime.
Ndërsa një automjet i parkuar në oborr është shkatërruar totalisht. Kryefamiljari Mirash Ndue Mirashi tha se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk di për kë të dyshojë.
Disa ditë më parë në të njëjtin fshat ka patur një shpërthim me tritol në banesën e familjes Cungu. Komuniteti i zonës ka shprehur shqetësim për raste të tilla të cilat po u rrezikojnë jetën. Versus.al

