AKTUALITET /

Shënjestra e atentatit me 2 të vr*rë në Shkodër, Bajroviç emër i njohur, FOTO-t me Veliajn, deputetin dhe shefat e komisariateve

Brajoviç rezulton të ketë qenë më parë futbollist i Vllaznisë, ndërsa prej vitesh akuzohej nga opozita si anëtar i grupit të Bajrajve me lidhje me zyrtarët socialistë.

Shkruar nga Versus
Shënjestra e atentatit me 2 të vr*rë në Shkodër,
Foto e Erogen Vasos alias Bajroviç me Veliajn dhe me shefat e komisariateve të Shkodrës në 2018-ën

Erogen Vaso alias Bajroviç, biznesmeni i cili mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër rezulton të jetë emër i njohur si për policinë ashtu edhe për mediat vendase e të huaja.

Në 2018-ën, e përditshmja malazeze “Vijesti” shkroi një artikull për grupin kriminal të Kotorrit i cili sipas tyre drejtohej nga Ranko Raduloviç. Mes të tjerash, shkruhet se Erogen Vaso alias Bajroviç i cili u arrestua gjatë një operacioni të RENEA-s, dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që tentoi të vriste dy ish-oficerë të policisë në Mal të Zi.

Asokohe në 2018-ën Erogen Brajoviç, i njohur si ish-futbollist i Vllaznisë dhe i angazhuar në politikë si këshilltar bashkiak me PBDNJ, u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 30 ditë.

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi foto në rrjetet sociale në 2017-ën ku Erogen Vaso Bajroviç shfaqej krah kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Foto të tjera qarkulluan më pas ku Berisha shkruante se Bajroviç shfaqej duke drekuar me deputetin e PS në Shkodër Luan Harusha dhe në një tjetër foto me shefat e komisariatit të Shkodrës. Vaso rezulton të jetë vëllai i Denis Bajroviç të arrestuarit për ekzekutimin e Gjin Ndojit në 2020-ën.

Ende nuk dihen rrethanat e atentatit të sotëm të ndodhur në Shkodër, por kryeqendra e veriut është tronditur rëndë pasi ka regjistruar 4 vrasje për 10 ditët e fundit. Versus.al

Poll