AKTUALITET /

Shënjestra e atentatit në Fushë Kuqe ishte Joz Marku? Ja çfarë deklaroi në polici babai i ish-banorit të BBVA

Gjatë rrëfimit në polici ai ka mohuar të ketë probleme me ndonjë person, ndërsa sa i përket ndonjë konflikti të mundshëm të djalit të tij ka pretenduar se nuk ka asnjë dijeni.

Shkruar nga Versus

Shënjestra e atentatit në Fushë Kuqe ishte Joz Marku? Ja

Pas shpërthimit te rrethimi i jashtëm të një banese në zonën e Fushë Kuqes policia ka marrë dëshminë e babait të Jozefin Markut, ish-banor i Big Brother Vip Albania.

Gjatë rrëfimit në polici ai ka mohuar të ketë probleme me ndonjë person, ndërsa sa i përket ndonjë konflikti të mundshëm të djalit të tij ka pretenduar se nuk ka asnjë dijeni.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale dhe në shënjestër për ta frikësuar sipas policisë ishte Jozefin Marku.

Pasi lënda plasëse edhe pse ka shpërthyer më pranë banesës së komshijes së tij, rezulton nga të gjitha hetimet që ajo nuk ka konflikte.

Këngëtari Marku nuk është marrë në pyetje, pasi nuk ndodhej në banesë, por policia po vlerëson të gjithë konfliktet që ai ka pasur.

Jozefin Marku u bë i njohur pas pjesëmarrjes në BBV, ku edhe shënoi një incident të rëndë duke goditur me shpullë një tjetër konkurrent.

Poll