AKTUALITET /

Sherr brenda burgut të Durrësit, 2 të dënuar për armë e plagosje dhunojnë ish-presidentin e klubit të Korabit

Burime për Versus.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 4 ditë më parë.

Shkruar nga Versus
Sherr brenda burgut të Durrësit, 2 të dënuar për
Fotomontazh : Burgu i Durrësit, Fehmi Mëziu, ish-presidenti i Korabi KF

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Durrësit në nisje të kësaj jave. Burime bëjnë me dije se ka patur një konflikt të ashpër mes të burgosurve të cilët fillimisht kanë patur debate dhe ofendime verbale, ndërsa më pas situata ka degraduar deri në dhunë fizike.

Mësohet se në sherr janë përfshirë tre persona. Gerald Bërdica, i arrestuar për kanosje me armë zjarri dhe Kledi Çyrbja i dënuar për plagosje, kanë dhunuar me grushte ish-presidentin e klubit të futbollit Korabi, Fehmi Meziun, i cili është i dënuar për korrupsion.

2 autorët e dhunës janë vendosur në izolim, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë së burgjeve për të qetësuar situatën. Mëziu po merr ndihmë mjekësore në spital pasi mësohet se ka pësuar plagë nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Versus.al

Poll