AKTUALITET /

Sherr brenda lokalit në Kamëz, polici FNSH ndërhyn për të mbrojtur shokun! Pezullohen 2 efektivë

Shkruar nga Versus

Sherr brenda lokalit në Kamëz, polici FNSH ndërhyn për

Tiranë- Një sherr mes disa personash ndodhi brenda një lokali të Kamzës gjatë mbrëmjes të së hënës. Në përplasje u përfshi edhe një efektiv i FNSH i cili ndërhyri për të mbrojtur shokun e tij me të cilin po konsumonte kafe.

Efektivi i cili ndodhej jashtë shërbimit, ishte në lokal me 2 persona. Në atë moment në ambientet e lokalit kanë hyrë disa persona të cilët u konfliktuan fizikisht me njërin prej shokëve të efektivit. Ky i fundit ndërhyri për të mbrojtur shokun e tij dhe u përpoq të ndalte sherrin.

Policia u njoftua nga dëshmitarë okularë, ndërsa 2 efektivë të Kamzës u pezulluan nga detyra deri në sqarimin e rrethanave pasi dyshohet se nuk kanë vepruar për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në ngjarje. Ne hetime u përfshi edhe AMP, ndërsa po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë. Versus.al

Poll