Tiranë- Një sherr masiv ka ndodhur në rrugën “Agush Gjergjovica” ku një 24 vjeçar i identifikuar si D.S ka goditur me grushte 37 vjeçaren M.N e cila përfundoi në spital.
Konflikti ndodhi për motive banale, ndërsa policia arrestoi 24 vjeçarin agresor. Pas ngjarjes, vëllai i gruas së dhunuar shkoi në komisariat ku tentoi të hynte me dhunë për të kapur autorin. Gjatë tentativës së tij, ka goditur me grusht punonjësin e policisë dhe për pasojë është arrestuar edhe 32 vjeçari M.H.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







