
Policia e Bulqizës ka dorëzuar të hënen materialet në Prokurorinë e Posaçme për incidentin e ndodhur pak ditë më parë gjatë një aktiviteti elektoral, pati përplasje fuzike. Kalosh Murra punonjësi i njësisë administrative, pretendoi se ishte dhunuar nga deputeti.
Përveç materialit policor, në SPAK ka depozituar kallëzim edhe Xhelal Mziu i cili pretendon se është ai personi i dëmtuar, ndërsa kallëzim në SPAK ka dërguar edhe një qytetar që pretendon se është dhunuar gjatë incidentit.
Veprimet hetimore do të kryehen nga prokurori Elvin Gokaj i cili është caktuar në qarkun Dibër për të hetuar krimet zgjedhore apo për të monitoruar këtë zonë përgjatë fushatës elektorale.
Materialet janë më fazën e verifikimit, përfshirë edhe kallëzimet e bëra dhe ende nuk është regjistruar procedimi penal.
Deputeti demokrat një ditë pas incidentit, reagoi zyrtarisht dhe kërkoi nga Prokuroria e Posaccme që të sekuestrohen kamerat e sigurisë në vendin ku u shënua ngjarja si dhe të hetojë ngjarjen, pasi sipas tij u dhunuan kryetari dhe përfaqësues të Partisë Demokratike në Bulqizë.
Mziu hodhi akuza ndaj policisë, duke thënë se ata janë bërë palë në këtë ngjarje kriminale, për faktin se drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me babain e kandidatit për deputet të PS Jeton Dani.
Incidenti u shënua në datë 24 prill pas një takimi elektoral të zhvilluar nga PD në fshatin Ostren. Policia referoi materialin në SPAK për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje". Versus.al








