AKTUALITET /

Sherri për të kaluar i pari në rrugë u kthye në tragjedi, ky është shoferi që u vra me çekiç (FOTO)

Shkruar nga Versus
Sherri për të kaluar i pari në rrugë u kthye në
Viktima, Petrit Ndou

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në aksin rrugor “Krujë-Mamurras” ku një konflikt mes dy shoferëve se cili do kalonte i pari në rrugën një kalimshme, u kthye në tragjedi.

Mësohet se konflikti ka nisur pasi secili prej shoferëve kërkonte të kalonte i pari në rrugën e ngushtë ku nuk mund të shkëmbeheshin dy makina. Për shkak se të dy kanë refuzuar të lirojnë rrugën, sherri ka degraduar në përplasje fizike dhe më pas 28 vjeçari Andi Vokrri ka goditur me çekiç në kokë 57 vjeçarin Petrit Ndou duke e lënë të vdekur në vend.

Gjatë këqyrjes së zonës, policia ka sekuestruar edhe mjetin e fortë, i cili dyshohet se është arma e krimit dhe tashmë është dërguar për ekzaminime të mëtejshme. Prokuroria ka nisur hetimet për vrasje me dashje. Versus.al

Poll