AKTUALITET /

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, protestuesit para kryeministrisë: Fitore e jona

Ndërsa u rilexuan sërish kërkesat e protestuesve, konkretisht dorëheqja e kryeministrit, qeveria tranzitore, ndryshimet kushtetuese dhe anulimi i ligjeve respektive për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, një prej tyre e cilësoi arritje shfuqizimin e këtij të fundit

Shkruar nga Versus

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, protestuesit para

Në protestën e sotme në sheshin para Kryeministrisë, një nga qytetarët e ka cilësuar vendimin e Brukselit për të rishikuar ndryshimet ligjore të bëra në vitin 2024 për Zonat e Mbrojtura një fitore e 45 ditëve revoltë në bulevard.

Ndërsa u rilexuan sërish kërkesat e protestuesve, konkretisht dorëheqja e kryeministrit, qeveria tranzitore, ndryshimet kushtetuese dhe anulimi i ligjeve respektive për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, një prej tyre e cilësoi arritje shfuqizimin e këtij të fundit.

“Anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura, duket që i ka zënë frika dhe këto ditë një ish-ministër kishte thënë që ligji i investitorëve strategjikë nuk do të rinovohet më. Nëse kjo është e vërtetë, këtu kemi edhe një tjetër arritje të kësaj proteste. Ata nuk guxojnë ta rinovojnë më këtë ligj”, tha protestuesi./Versus.al

Poll