AKTUALITET /

Shisnin drogë tek të rinjtë në Sarandë e Delvinë, dërgohen për gjykim 16 persona

Shkruar nga Versus

Shisnin drogë tek të rinjtë në Sarandë e Delvinë,

Vlorë- Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 16 persona të cilët shisnin drogë tek të rinjtë në qytetin e Sarandës dhe të Delvinës.

Tre prej tyre janë në gjyq për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt pasi kanë qenë nën efektin e drogës kur janë ndaluar. Ndërsa të tjerët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërndarë drogë tek moshat e reja në zona të ndryshme të dy qyteteve.

16 të pandehurit:

J.I.,  për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

M.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”  kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

P.B,  për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

E.H, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

M.D për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë;

O. A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

F.A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

Xh.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

S.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

D. Q, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim;

E.T, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer më shumë se një herë;

A. C, për kryerjen e vepres “Prodhim dhe shitje narkotikësh”  në formën e shitjes, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal;

E.D, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh’, në formën e mbajtjes, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal;

V.K, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal;

E. A, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal; dhe

A. Ç, për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mnëyrë të parregullt’, parashikuar nga neni 291 i K.Penal. Versus.al

Poll