AKTUALITET /

Shisnin kokainë në rrugët e Italisë, arrestohen 2 të rinj shqiptarë

Shkruar nga Versus
Shisnin kokainë në rrugët e Italisë, arrestohen 2 të
Kokaina dhe paratë e sekuestruara

Itali- Dy të rinj shqiptarë u kapën në Ankona me gati 200 gramë kokainë dhe mbi 4,000 euro para të gatshme.Ata u arrestuan për këtë arsye nga njësia anti-drogë, si pjesë e operacioneve të tyre rutinë për të luftuar krimet e trafikimit të drogës.

Operacioni policor, i cili zgjati disa orë, përfundoi gjatë ditës së sotme. Pasi policia ndërhyri për të arrestuar dy shqiptarët, gjatë kontrolleve ju gjetën 50 doza kokaine gati për shitje. 

Gjatë kontrollit të mëvonshëm në shtëpi, i cili u krye në pronën e banuar nga të dy, u gjetën kokainë shtesë dhe pajisje për peshimin dhe paketimin e drogës. Versus.al

Poll