Një grua 51-vjeçare me origjinë shqiptare, e njohur më parë nga policia dhe pa vendbanim të përhershëm në Itali, është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Fillimisht, policia ndaloi për kontroll dy burra në një automjet në komunën Magione, të cilëve iu gjetën sasi të vogla kokainë (0,7 dhe 1,3 gramë). Ata u klasifikuan si përdorues dhe u referuan në Prefekturë.
Gjatë kontrolleve të mëvonshme në banesën e njërit prej tyre, karabinierët gjetën në ambient edhe 51-vjeçaren shqiptare. Ajo tentoi të fshehë tre qese të vogla me gjithsej 1,7 gramë kokainë, por u kap në flagrancë. Gjatë kontrollit fizik, policia i sekuestroi edhe katër qese të tjera me 2,2 gramë kokainë, një shumë prej 50 eurosh – e dyshuar si e përfituar nga shitja e drogës – si dhe një telefon celular.
Pas arrestimit, ajo u dërgua në Komisariatin e Karabinierëve në Città della Pieve, ku u mbajt në qeli në pritje të gjykimit të shkurtuar. Gjyqtari konfirmoi arrestimin dhe vendosi masën ndaluese që i ndalon kthimin në Provincën e Perugias. /Versus.al







