AKTUALITET /

Shkatërrimi i rrugëve në juglindje rrit çmimet e biletave, 300 lekë më shumë nga Tirana për në Korçë

Shkruar nga Versus
Shkatërrimi i rrugëve në juglindje rrit çmimet e biletave,
Foto ilustruese

Përveç kohës së udhëtimit, shkatërrimi i rrugës Librazhd-Prrenjas që izoloi juglindjen, ka sjellë edhe kosto të mëdha financiare. Që tani e tutje, bileta e linjës Korçë-Tiranë është rritur me 300 lekë më shumë duke bërë që çmimi të jetë 1 mijë lekë të reja për person.

Rritja e çmimit për udhëtarët ka ardhur si pasojë e dëmtimit të rrugëve në juglindje duke bërë që edhe shoferët e mjeteve të transportit të kenë kosto shtesë.

Deri para pak ditësh, bileta e autobusit në linjën Korçë-Tiranë apo anasjelltas ka qenë 700 lekë ndërsa tashmë është bërë 10 mijë lekë (të vjetra). Versus.al

Poll