AKTUALITET /

Shkeli gazin dhe rrezikoi policët, arrestohet 42 vjeçari në kufirin me Maqedoninë që tentoi të ikte

Shkruar nga Versus

Shkeli gazin dhe rrezikoi policët, arrestohet 42 vjeçari në

Dibër- Një 42 vjeçar me banim në Maqedoninë e Veriut është arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Bllatës pasi ka rrezikuar jetën e dy punonjësve të policisë.

Rreth orës 17:20 të ditës së hënë, 42 vjeçari G.K u paraqit në dalje të Shqipërisë me automjetin e tij tip “Mercedez”. Në momentin kur policët i kanë kërkuar që të kalonte në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ai zgjodhi t’i kundërshtonte dhe tentoi të largohej.

Siç shihet edhe në pamje ai shkel gazin në momentin që policët ishin pranë makinës duke rrezikuar jetën e të dy punonjësve. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, si dhe iu sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte. Versus.al

Tags:

dibër

Poll