
Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbuluar detaje tronditëse mbi fatin e ish-mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Në emisionin "Të Paekspozuarit", Ferdinand Dervishi tha se policia pas zhdukjes së Martinajt, ka kërkuar për gjurmë ADN-je në vilën e Avdylajve, pasi kishte informacione se ai është zhdukur aty.
"Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë. Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt. Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në telefon dhe i thonë se kemi kapur një nga kundërshtarët e tu.
Atij po ia prisnin krahët, i kishin vrarë djalin e xhaxhait. Një nga vepimet që ka bërë policia ishte kontroll te vila e Avdylajve se informacioni ka qenë se është thirur në atë vilë. Policia shkencore ka kërkuar edhe ndonjë qime dhe gjurmë ADN-je me lupë, ka patur informacion që ai është zhdukur aty. Familja e di se është futur në grackë”- tha Dervishi. Versus.al

