AKTUALITET /

Shmanget tragjedia në Durrës/ Palma e kalbur rrëzohet dhe zë poshtë makinat në Bulevardin Epidamn (VIDEO)

Ngjarja ngre pyetje serioze për menaxhimin e hapësirave publike nga Bashkia e Durrësit, nën drejtimin e kryetares Emirjana Sako. Është tragjike që një pemë në një zonë kaq të frekuentuar të lihet pa u inspektuar dhe të paraqesë rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Shkruar nga Versus
Shmanget tragjedia në Durrës/ Palma e kalbur rrëzohet dhe zë
Foto montazh:Pamje nga vendngjarja/ Emirjana Sako

Një ngjarje tragjike mund të kishte ndodhur sot në Bulevardin Epidamn në Durrës, ku një pemë palme është rrëzuar papritur, duke rënë mbi disa makina të parkuara në zonë.

Ky incident, që fatmirësisht nuk shkaktoi pasoja fatale, tregon qartë mungesën e kontrolleve të nevojshme për sigurinë e qytetarëve.

Ngjarja ngre pyetje serioze për menaxhimin e hapësirave publike nga Bashkia e Durrësit, nën drejtimin e kryetares Emirjana Sako. Është tragjike që një pemë në një zonë kaq të frekuentuar të lihet pa u inspektuar dhe të paraqesë rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Mungesa e masave parandaluese tregon një neglizhencë të theksuar nga autoritetet lokale, duke rrezikuar një ngjarje tragjike me pasoja për njerëzit. Kryetarja Sako duhet të marrë më seriozisht përgjegjësinë për sigurinë në hapësirat publike, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh në qytetin bregdetar. 

Qytetarët e Durrësit meritojnë një ambient të sigurt dhe përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre, dhe ky incident i përsëritur është një paralajmërim për ndërhyrje urgjente në mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll