AKTUALITET /

“Shmangni parakalimet e rrezikshme dhe shpejtësinë”, Kukësi mbulohet nga mjegulla e dendur

Shkruar nga Versus

“Shmangni parakalimet e rrezikshme dhe shpejtësinë”,

Kukësi- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, qyteti verilindor është përfshirë nga mjegulla e dendur e cila ka shkaktuar kufizim të fushëpamjes dhe vështirësi në qarkullim rrugor.

Të gjitha lagjet e qytetit janë përfshirë nga mjegulla, ndërsa për të moshuarit ky fenomen meterologjik, shoqërohet shpesh me vështirësi në frymëmarrje, ndërsa për drejtuesit e automjeteve krijon rrezikshmëri të lartë në lëvizje.

Autoritetet policore kanë bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim, veçanërisht në segmentin Kolsh–Morinë të Rrugës së Kombit. Në pjesën midis ish-uzinës mekanike dhe Kolshit, dendësia e mjegullës është më e madhe, duke e bërë të domosdoshme përdorimin e dritave të mjegullës dhe uljen e shpejtësisë. Policia kërkon nga drejtuesit e mjeteve të ruajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme. Versus.al

Poll