AKTUALITET /

Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen 12 persona në Durrës! Kapen në lokale e banesa (VIDEO+EMRAT)

Gjatë operacionit janë sekuestruar 180 doza kokainë dhe 620 doza marijuanë.

Shkruar nga Versus
Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen 12 persona në
Operacioni në Durrës

Durrës- Policia ka arrestuar 12 persona si pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikut të drogës. Në kuadër të operacionit “Cleaning 3” si vijim i operacioneve të ngjashme të zhvilluar më herët, anëtarët e grupit kriminal janë arrestuar nëpër lokale dhe banesa.

Anëtarët e grupit kriminal vepronin pranë shkollave ku shpërndanin kokainë e kanabis. Organizatori kryesor dyshohet të jetë 30 vjeçari Fabrizzio Asllanaj ndaj të cilit rëndojnë një sërë akuzash për veprat penale si: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Pjesëtarët e tjerë të grupit:

Blerim Oshafi, 32 vjeç; Aurel Prendi, 24 vjeç; Elkid Shehu, 19 vjeç; Taulant Dervishi, 36 vjeç; Fatmir Canollari, 31 vjeç; Greg Kamberi, 27 vjeç; Indrit Hadja, 35 vjeç; Sulejman Shahaj, 58 vjeç; Indrit Dakavelli, 38 vjeç; dhe shtetasit Mariglen Keçi, 29 vjeç, dhe Vladimir Shehu, 20 vjeç, në ngarkim të të dyve është vendosur edhe vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe B.M dhe policia po punon për kapjen e tij. Gjatë kontrolleve janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë.

Këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe ishin shpërndarë nëpër gjimnaze të ndryshme të qytetit bregdetar ku shpërndanin drogë për të miturit. Hetimet vijojnë për të kapur edhe persona të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të arrestuarit. Versus.al

Poll