
Tiranë- Policia ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se merreshin me shpërndarjen e kokainës me doza në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.
Në pranga kanë rënë: Ismet Daja, 58 vjeç, i dënuar më parë për krime ndaj jetës dhe Kejdi Daja, 26 vjeç, familjarë me njëri-tjetrin.
Të dy u arrestuan në flagrancë në rrugën “Myslym Keta” ku u kapën teksa prisnin për të shitur kokainën ndaj disa personave të tjerë. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.
Ndërkohë që vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur edhe përgjegjësit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al







