AKTUALITET /

Shpërndante kokainë, njëri prej të arrestuarve djali i “Ad Sybardhit”, klarinetisti: Allahu të begatoftë shpirti babit

Shkruar nga Versus
Shpërndante kokainë, njëri prej të arrestuarve djali i
Klarinetisti "Ad Sybardhi" dhe djali i tij Euxhenjo Manushi i arrestuar për trafik kokaine

Tiranë- Euxhenjo Manushi, 20 vjeçari i arrestuar nga policia për sekuestrimin e kokainës me vlerë 270 mijë euro, rezulton të jetë djali i klarinetistit të famshëm Adriano Manushi apo i njohur ndryshe si “Ad Sybardhi”.

I riu u arrestua së bashku me shokun e tij 24 vjeçar Klajdi Serjani, pasi gjatë kontrollit në mjetin luksoz me të cilin qarkullonin u gjet dhe sekuestrua 1 kg kokainë e mbështjellë me një foto nga videoloja “GTA”.

Vetë klarinetisti Adi Sybardhi e ka publikuar foton e të birit në rrjetin social duke e uruar për ditëlindjen pavarësisht se tashmë 20 vjeçari është arrestuar nga policia.

"Allahu te begatoft shpirti babit"- shkruan Adriano Manushi në facebook. 

Shpërndante kokainë, njëri prej të arrestuarve djali i
Foto e publikuar nga "Ad Sybardhi" në facebook

Përgjimet për kapjen e të rinjve zgjatën rreth 6 muaj në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Fam Fanz”. Personi tjetër i përfshirë, Klajdi Serjani njihet si nipi i Pajtim Serjanit, të dënuarit më parë për gjobvënie në Tiranë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: