AKTUALITET /

Shpërthim eksplozivi në oborrin e një banese pak pas mesnatës në Memaliaj, policia jep detajet e para

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, autorët janë larguar me automjet në aksin “Krahës–Memaliaj”, ndërsa në afërsi të fshatit Qesarat dyshohet se kanë djegur mjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Shkruar nga Versus

Shpërthim eksplozivi në oborrin e një banese pak pas

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit të 6 prillit zonën e Memaliaj, në fshatin Toç, duke shkaktuar dëme materiale në një banesë private.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, ku dyshohet se është vendosur dhe shpërthyer një sasi tritoli. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, autorët janë larguar me automjet në aksin “Krahës–Memaliaj”, ndërsa në afërsi të fshatit Qesarat dyshohet se kanë djegur mjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kërkimet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë:

Memaliaj / Informacion paraprak

Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./Versus.al

Poll