AKTUALITET /

Shpërthim me tritol në Tiranë, i vendoset lëndë plasëse automjetit në pronësi të 36 vjeçarit (EMRI)

Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet të parkuar në rrugën “Vasil Ndocka” në Tiranë ka shkaktuar panik në zonë gjatë orëve të para të mëngjesit. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, ndërsa automjeti në pronësi të 36-vjeçarit Oltjon Klosi ka pësuar vetëm dëme materiale

Shkruar nga Versus

Shpërthim me tritol në Tiranë, i vendoset lëndë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një automjet në Tiranë, në rrugën 'Vasil Ndocka' duke shkaktuar panik në zonë.

Lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti të parkuar në pronësi të Oltjon Klosit. 

Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjet.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Versus.al

 

Poll