AKTUALITET /

Shpërthime me tritol në Tiranë dhe Elbasan, dëmtohet një makinë dhe banesë

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkruar nga Versus
Shpërthime me tritol në Tiranë dhe Elbasan, dëmtohet
Foto ilustruese

Dy shpërthime me tritol janë shënuar gjatë orëve të fundit në vend. Shpërthimi i parë ndodhi mbrëmjen e djeshme në katin e parë të një pallati në Elbasan ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar pasi në banesë nuk kishte njeri.

Ndërsa rreth orës 03:55 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Pjetër Budi” të Tiranës, në një parking pranë spitalit ka shpërthyer sasia e lëndës plasëse të vendosur në gomën e makinës e cila ishte në pronësi të një gruaje me inicialet M.K.

Për pasojë, ka vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e dy rasteve dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: