AKTUALITET /

Shpërthimi në dyqanin e Endri Meksit në “Porcelan” në Tiranë, policia jep detaje

Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në ambientin në pronësi të Endri Meksit, vetëm dëme materiale

Shkruar nga Versus

Shpërthimi në dyqanin e Endri Meksit në “Porcelan”

TIRANË – Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 04:30 në një dyqan për shërbime interneti, në pronësi të shtetasit E. M. (Endri Meksi), ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientin e biznesit, pa raportime për persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të mundshëm të këtij akti.

 

Poll