
Ditën e sotme në orën 18:00 është njoftuar një protestë kombëtare në sheshin Skënderbej me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”.
Ashtu si ditën e djeshme, mijëra qytetarë pritet t’i bashkohen protestës së thirrur kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe kundër Paketës së Maleve.
Sipas qytetarëve, këto iniciativa të qeverisë po shërbejnë për të rrëmbyer tokën nga pronarët shqiptarë dhe për ta vënë në dispozicion të “investitorëve strategjikë” si në rastin e Rrjollit në Velipojë apo të Zvërnecit në Vlorë, apo ishullit të Sazanit.
Ndërkohë, kreu i qeverisë Edi Rama dje me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi se do të fliste në orën 10:00 për situatën dhe projektin në Zvërnec që ka ngjallur zemërim të madh popullor. Versus.al


