AKTUALITET /

Shqiptari i vrarë në Angli, nipi i këngëtares së njohur shqiptare: Ne do të jetojmë me dhimbjen për ty!

Ngjarja e rëndë që tronditi komunitetin shqiptar në Angli ka marrë një tjetër dimension, pasi 22-vjeçari i vrarë rezulton të jetë nipi i një këngëtareje të njohur. I riu humbi jetën gjatë një sherri me thikë, ndërsa autoritetet kanë arrestuar disa të dyshuar dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shkruar nga Versus
Shqiptari i vrarë në Angli, nipi i këngëtares së njohur
Vendi ku u krye krimi/ Lorik Abazi

Këngëtarja shqiptare Ganimete Abazi, e njohur si Ganja, ka ndarë me ndjekësit një lajm të rëndë në rrjetet sociale: ajo ka humbur nipin e saj 22-vjeçar, Lorik Abazi, i cili u vra gjatë një sherri me thikë në Angli.

Përmes një mesazhi prekës në Instagram, artistja shprehu dhimbjen për humbjen e tij, duke e përshkruar si një plagë të thellë dhe duke i dedikuar fjalë lamtumire plot mall dhe dashuri.

Sipas policisë britanike, janë arrestuar dy vajza 25-vjeçare dhe një djalë 28-vjeç si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa njëra prej vajzave është liruar më pas me kusht.

Ndërkohë, raportime nga BBC bëjnë me dije se edhe persona të tjerë rreth moshës 21 vjeç janë gjetur me plagë nga mjete prerëse dhe janë ndaluar nën dyshimin për përfshirje në përleshje.

Postimi i këngëtares:

Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë. Jeta shpeshherë është e padrejtë dhe godet aty ku dhemb më së shumti. Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem. Ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe./Versus.al

Shqiptari i vrarë në Angli, nipi i këngëtares së njohur

 

Poll