AKTUALITET /

Shqiptari nuk 'zë mend', kapet duke shitur kokainë në qendër të qytetit italian

Gjatë kontrollit, iu sekuestruan disa doza kokaine si provë materiale. Si shitësi, ashtu edhe blerësi, e pranuan përfshirjen e tyre në veprimtarinë e paligjshme gjatë marrjes në pyetje.

Shkruar nga Versus

Shqiptari nuk 'zë mend', kapet duke shitur kokainë në

Një shtetas shqiptar 55-vjeç u arrestua nga karabinierët italianë në qytetin Faenza, pasi u kap në flagrancë duke shitur dozë kokaine në qendër të qytetit.

Sipas autoriteteve, shqiptari, i njohur për policinë për precedentë të mëparshëm penalë, kryesisht për trafik droge, u vu re duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë në rrugicat e qendrës historike. Ai u ndalua nga forcat e rendit në momentin që po i dorëzonte lëndën narkotike një blerësi.

Gjatë kontrollit, iu sekuestruan disa doza kokaine si provë materiale. Si shitësi, ashtu edhe blerësi, e pranuan përfshirjen e tyre në veprimtarinë e paligjshme gjatë marrjes në pyetje.

Pas paraqitjes në gjykatë, ndaj 55-vjeçarit u caktua masa e arrestit shtëpiak. /Versus.al/

Poll