
Seanca për gjyqin në themel për dosjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj nisi me debate mes prokurorit të posaçëm Altin Dumani dhe ish-deputetit Plarent Ndreca, të cilin Veliaj e ka dërguar për ta përfaqësuar si avokat.
SPAK kërkoi që Ndreca të mos ishte i pranishëm në sallë dhe për rrjedhojë të mos mbrojë Veliajn. Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani argumentoi se ka një papajtueshmëri për shkak se Ndreca është marrë në pyetje për dosjen e Veliajt si person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë avokat mbrojtës.
Nga ana e tij, Ndreca tha se e kishte menduar këtë gjë dhe se ishte në dorën e gjykatës që të vendoste lidhur me këtë kërkesë të SPAK. Në përfundim të shyqrtimit, gjykata vendosi ta legjitimojë Ndrecën si avokat të Veliajt.
Pjesë nga seanca:
Altin Dumani: Lidhur me erion veliajn, ka marrë dijeni vazhdimisht. Ka kërkuar të mbrohet nga avokati plarent ndreca. Mendoj se gjykata duhet të procedojë pa prezencën e tij. Avokati Ndreca është pyetur për një fakt penal përkatës dhe mendoj se jemi në kushtet e papajtueshmërisë pasi është pyetur si person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit.
Plarent Ndreca: E parashikoja një kërkesë të tillë nga prokuroria. Në vlerësim të këtij ligji, mendoj se nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë. Ligji parashikon qartë që deklarimet para opgj gjatë hetimit paraprak nuk përbëjnë provë. Thëniet e mia në prokurori në dijeninë time nuk kanë asnjë lidhje, nuk ka papajtueshmëri dhe nuk cënojnë interesin e të mbrojturit prej meje. Çdo provë që kërkohet nga prokuroria që ka filtër paraprak që vlerësohet nga ju. Ta vërë në dispozicion të gjykatës prokuroria dhe vlerësojeni ju.
Altin Dumani: E para ishte kërkesë, është një rrethanë që ne si organ akuze nuk rrinim dot pa e bërë para gjykatës jemi të detyruar ta bëjmë, ju e vlerësoni dhe e vendosni. Ne gjykuam për të shmangur mundësinë e ndonjë papajtueshmërie të mundshme. Nuk kemi asnjë lloj problematike me avokatin Ndreca
Ndreca: Edhe unë merakun tim shpjegova. I kam bërë analizat e mia dhe kam vlerësuar se është në interesin e veliajt të ketë një mbrojtje efektive. Versus.al

